Aktualitet Rekrutonte vajza për në Siri, arrest me burg për Lubjana Gjeçajn

Rekrutonte vajza për në Siri, arrest me burg për Lubjana Gjeçajn

Gjykata e Tiranës vendosi sot të lërë në “arrest me burg” Lubjana Gjeçajn, të dënuar në Itali për përfshirje në organizatë terroriste. Kjo masë u dha pas kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradim, ku ajo është dënuar me 3 vite burg.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 43-vjeçarja kërkoi që ta vuajë dënimin në vendin tonë për shkak se ka 3 fëmijë. Gjeçaj akuzohet se rekrutonte vajza për t’i martuar me luftëtarë të ISIS në Siri.

Ajo dyshohet se lidhi në martesë Aldo Kobuzin që ktheu të parën shtetase italiane në xhihadiste në Siri.