Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar në rrjetin social Twitter mesazhin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila falënderoi shtetin hebre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në video Osmani shihet pranë memorialit për komunitetin hebre në Kosovë, duke falënderuar Izraelin që njohu Kosovën dhe mezi pret bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ky mesazh i Osmanit është publikuar edhe në faqen e kryeministrit Netanyahu, i cili e ka cilësuar si domethënës mesazhin e kryeparlamentares kosovare.
“Një mesazh domethënës nga dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, shteti i parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem”, shkruan Netanyahu.
מסר מרגש ודרישת שלום מיו"ר הפרלמנט של קוסובו, עוסמני ויוסה, המדינה המוסלמית הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים.
A touching message from Dr. Vjosa Osmani, Speaker of the Parliament of Kosovo, the first Muslim-majority nation to open an Embassy in Jerusalem. pic.twitter.com/7LFMUelUTx
— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) September 7, 2020