Udhëheqja palestineze deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jeruzalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në një deklaratë në Twitter, paralajmëroi Serbinë, e cila mori vendimin për të zhvendosur ambasadën nga Tel-Avivi në Jeruzalem dhe Kosovën, që duke njohur Izraelin deklaroi se do të hapë ambasadë në Jeruzalem.
Ai i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutat e sigurisë 478 dhe 23/34 të këshillit të sigurisë së OKB.
Këto deklarata erdhën si rezultat i zhvillimeve të fundit ku Presidenti Trump lajmëroi se Serbia do zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, dhe se Kosova me Izraelin do të vendosnin marrëdhënie diplomatike.