Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të hënën se bota duhet të përgatitet më mirë për pandeminë e ardhshme dhe u kërkoi vendeve të investojnë në shëndetin publik.
Më shumë se 27.19 milion njerëz janë raportuar të infektohen me koronavirusin e ri globalisht dhe 888.326 kanë vdekur, sipas Reuters, që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor 2019.
“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë, njoftoi Reuters.
“Historia na mëson se viruset dhe pandemitë janë fakte të jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati, më e përgatitur se sa ishte kësaj here”, tha ai.