Kryesore “Ajo temperaturë shpëtoi edhe burrin tim”, Zamira Kita tregon betejën me Covid

“Ajo temperaturë shpëtoi edhe burrin tim”, Zamira Kita tregon betejën me Covid

Ata që e njohin, e dinë se Zamira Kitës nuk i ndahet shpirti kur bëhet fjala për aktivitete të ndryshme artistike, por këtë herë për shkak të shëndetit i është dashur të izolohet dhe e ka ndjekur “Koko Fest 2020” në distancë, pasi disa ditë më parë rezultoi e prekur nga Covid-19.

Në një bisedë me emisionin “Wake Up”, Zamira u shpreh se ajo dhe bashkëshorti janë mirë, vështirësitë shëndetësore kanë kaluar dhe bëri thirrje që njerëzit të mos neglizhojnë simptomat e para sikurse edhe të mos dekurajohen nëse preken nga Covid-19.

“Tani jam shumë mirë, keshtuqë e kalova. Nuk kam qenë larg Kokofestit, kam takuar artistë poshtë dritares. Por ndërkohë unë dua të them diçka meqë dal publikisht, është bërë një propagandë shumë e shëmtuar dhe e tmerrshme e këtij Covid-i që duket sikur kur të zë Covid, të zë vdekja dhe ti nuk ke asnjë shpresë. Dhe njerëzit psikologjikisht rendohen dhe e vuajnë shumë këtë gjë. Unë nuk e pata kaq të rëndë dhe kisha një lloj optimizmi, të njëjtën gjë dhe bashkëshorti im që e kishte shumë më të rëndë se unë. Duhet që njerëzit ta mendojnë si një grip normal, diku zë më lehtë e diku më rëndë dhe ajo këshillë që unë dua t’u jap të gjithëve është të mos neglizhojnë asnjë shenjë, menjëherë kontakt me mjekun që të ndjekin protokollin që u këshillojnë dhe kësisoj nuk do të kenë asnjë rrezik nga ky virus. Unë pata një temperaturë para 12 ditësh, isha ne plazh në fundjavë. Ajo temperaturë shpëtoi dhe bashkëshortin tim se mesa duket ai e kishte më shumë se mua, por nuk kishte shenja. Një kollë të lehtë që gjithnjë thoshte është kolla ime. Unë nisa menjëherë të pi antibiotikun në darkë, erdha bëra tamponin dhe dola pozitive. Më rendoi një këputje e tmerrshme që nuk çohesha dot as te lavamani për të pire ujë, burrin e kisha në spital, vajzën s’doja ta afroja”, tha aktorja Zamira Kita.