Një në çdo tetë vdekje në Evropë mund të lidhet me ndotjen, sipas një raporti të ri nga agjencia e mjedisit e BE-së (EEA).
Agjencia tregon se faktorë të tillë si ajri dhe ndotja e zhurmës si dhe cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kontribuan në 13% të të gjitha vdekjeve.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se komunitetet më të varfëra dhe njerëzit në nevojë ishin më të goditur nga ndotja.
“Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullsisë sonë.” – tha Komisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë se duke u kujdesur për planetin tonë ne jo vetëm që po shpëtojmë ekosisteme, por edhe jetë.” – shtoi ai.
Raporti u publikua të martën dhe zbuloi se një total prej 630,000 vdekjesh të parakohshme në BE u atribuohen faktorëve të mjedisit në 2012-ën, viti i fundit për të cilin të dhënat janë në dispozicion.
“Njerëzit janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta në çdo kohë, përfshirë ajrin, ujin dhe ndotjen e zhurmës dhe kimikatet, të cilat kombinohen dhe në disa raste veprojnë në unison për të ndikuar në shëndet.” – theksoi raporti.