Gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxha është shkarkuar këtë të enjte nga detyra. Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjatë seancës dëgjimore, KPK konstatoi një sërë problemesh të pasurisë. Subjekt i dyshimeve është bërë një apartament 124,8 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011.
Ai zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe një tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2, të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti, por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.
Artur Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.