Aktualitet Të dënuar për drogë dhe sulm ndaj autoriteteve, Britania deporton disa shqiptarë

Të dënuar për drogë dhe sulm ndaj autoriteteve, Britania deporton disa shqiptarë

Britania e Madhe ekstradoi drejt Shqipërisë disa shtetas shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe sulmet ndaj autoriteteve.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se drejt Shqipërisë u dërguan 12 të dënuar për vepra të ndryshme penale, pjesa më e madhe e të cilëve kishin hyrë ilegalisht në vend.

Mes personave të ekstraduar është 25-vjeçari, Kuinslend Dishi, i cili është dënuar me 20 muaj burg për një sulm me thikë ndaj një punonjësi të emergjencave. Ai u dënua në prill të këtij viti dhe për kërcënimet me mesazhe që bënte në drejtim të një shtetaseje.

Një tjetër person i dënuar nga autoritetet britanike që u ekstradua në Shqipëri është 27-vjeçari, Armand Gjyriqi, i dënuar me 8 vjet burg për trafikim kokaine.

Andrea Kopo është një tjetër i dënuar për drogë që u ekstradua, ai ishte pjesë e një grupi trafikantësh të cilëve iu sekuestruan 53 mijë paundë dhe kokainë gjatë momentit të arrestimit. Ai raportohet të kishte hyrë ilegalisht në vend.

Orgito Asllanaj u shpall fajtor nga gjykata e Exeterit në muajin maj dhe u dënua me 12 muaj burg.

Sipas Daily Mail, në burgjet e Britanisë ndodhen rreth 9200 shtetas të huaj, të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të tyre, me 11%.