Extra “Doja të vrisja Eminemin”, grabitësi rrëfehet në gjykatë

“Doja të vrisja Eminemin”, grabitësi rrëfehet në gjykatë

Matthew Hughes dhe Eminem

Matthew Hughes, i akuzuar për grabitjen e banesës së këngëtarit Eminem, ka dalë sot para gjykatës dhe është përballur me akuzat. I riu është shprehur para trupës gjykuese se ai kishte si qëllim vrasjen e reperit, ndaj kishte hyrë dhe në banesën e tij.

Hughes, pasi ka dëshmuar është shpallur fajtor dhe e dënoi atë për shkatërrim prone dhe hyrje me forcë në banesë.

Oficeri i policisë Adam Hackstock, që është marrë me këtë çështje dëshmoi sot në gjykatë dhe tha se Eminem në fillim kishte menduar se po sulmohej nga nipi i tij, por më pas kishte vënë re se po grabitej nga Hughes.

Grabitja ka ndodhur gjatë muajit prill, ku reperi u përlesh me grabitësin dhe më pas e dorëzoi atë tek oficerët e policisë.