Numri i të infektuarve ditorë në vendin tonë vijon të mbetet në të njëjtat ritme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 161 pacientë nga 875 testime që u bënë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Përkundër rasteve të reja të regjistruara ajo që shuhet si pozitive lidhet me numrin e të shëruarve. 97 qytetarë të prekur me Covid kanë arritur të mposhtin me sukses virusin agresiv, duke e çuar në 6443 numrin total të personave të shëruar.
Për fat të keq, 3 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë një 80-vjeçar, një 82-vjeçar dhe një 90-vjeçar.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në të dy spitalet Covid po trajtohen 181 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
E dhëna pozitive
“Nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike”, deklaroi dr. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.