Dr. Bettina Menne, Drejtoresha e OBSH për Shqipërinë, në një mesazh publik jep një sërë këshillash për familjet para hapjes së shkollave.
Letra e plotë e Drejtoreshës së OBSH për Shqipërinë
Dita e pare e shkolles eshte nder ditet me te gezuara ne jeten e nje familjeje. Te arsimojme femijet per nje jete me te mire, eshte pjese e dashurise qe ne u japim atyre!
OBSH ka qene pjese e zhvillimit te udhezimeve per ndertimin e masave ne hapjen e shkollave. Ne kemi mbeshtetur MInistrine me materiale, protokolle dhe ekspertize. Po ashtu ne e falenderojme Mnistren e cila mori pjese ne shkembimin mes Ministrave te Shendetesise te vendeve Europiane.
Nje liste masash jane kerkuar te merren ne shkolla, nga prinderit dhe nxenesit. Jam e sigurt se shume prej ketyre masave do te ulin rrezikun qe nxenesit, mesuesit apo stafet shkollore te infektohen ne shkolla.
Dy mesazhe te rendesishme:
Gjeja me e rendesishme eshte qe udhezimet dhe rregullat e Ministrive te Shendetesise dhe Arsimit te respektohen.
Duhet t’i informojme femijet mbi cdo mase qe kemi marre. Femijet gezojne nje mekanizem te mrekullueshem pershtatjeje, nese ata e dine cfare duhet te bejne dhe cilat jane rregullat.
Keto perfshin:
Si te hyjne e te dalin nga mjediset e shkolles
Si te qendrojne dhe si do zhvillohet mesimi ne klase
Cfare u lejohet ne lidhje me levizjen brenda shkolles
Cfare masash higjenike jane per t’u marre
Cfare do bejne mesuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh
Si edhe cfare do t’u duhet te beni juve si prinder:
Te plotesoni cdo dite Vete-Deklarimin elektronik per Kushtet Shendetesore te Femijes, ne menyre te pergjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit te prindit;
Nese ju duhet te flisni me nje mesues, drejtori do te zbatoje nje komunikim elektronik apo do mundesoje evente te programuara, takimesh balle per balle
Ne rast se ju coni femijen/femijet ne shkolle, ju nuk mund te pranoheni brenda mjedisit shkollor pavaresisht cilesdo arsye
Jane perfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik te rasteve potenciale te rrezikut (tek mesuesit, femijet apo stafet mbeshtetese).
Pavaresisht COVID-19 apo ketyre protokolleve qe rregullojne rregulla te reja ne shkolle, as familjet dhe as femijet nuk kane pse te ndjehen te tensionuar.
Fleksibiliteti I femijeve per te pranuar kete situate mundet madje te kthehet ne nje model per te rritur qe te respektojne me mire kerkesat themelore te mbrojtjes: ver nje maske, mbaj higjenen, ruaj nje distance fizike baze.
Une ju uroj te gjithe femijeve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’i shoh te kthehen atje ku ata perkasin: Femijet tane jane femije te Dijes! Dhe ne duhet t’u mesojme atyre Shkencen e Dashurise, cdo dite!