Për Këshillin shkencor “jemi më infektues në pesë ditët e para” të shfaqjes së simptomave ose pozitivitetit të tamponit. Vendimi do të hyjë në fuqi të premten.
Këshilli shkencor i Francës i ka dhënë rrugën e lirë reduktimit nga 14 në 7 ditë kohëzgjatjes së izolimit për personat që rezultojnë pozitivë me koronavirus. Lajmin e konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Ve’ran, në mikrofonat radiofonikë France Inter. Vendimi do të adoptohet mënyrë formale në “Këshillin e Mbrojtjes të premten” që “do të japë pak kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tjerë mbi zbatimin e masës”.
“Jemi më infektues në pesë ditët e para” të shfaqjes së simptomave ose pozitivitetit të tamponit. Si rrjedhojë – ka shpjeguar Ve’ran – mundësia e infektimit zvogëlohet në mënyrë të pastër dhe pas një jave qëndron, por është shumë e dobët”.
Shkurtimi i karantinës do të favorizojnë “një zbatim më të mirë” të rregullimit, sipas ministrit, sepse sot “regjistrojmë një pjesë të madhe të francezëve që nuk e respektojnë karantinën”.
Këshilli i Mbrojtjes i përbërë nga një grup i ngushtë ministrash thirret nga presidenti Emmanuel Macron në Elize gjithnjë e më shpesh që nga fillimi i pandemisë.