Dy djem 6-vjeçar nga Britania e madhe Ayaan Moosa dhe Mikaeel kanë krijuar një stendë me limonada dhe ëmbëlsira për të mbledhur fonde për bamirësi në Korrik pasi mësuan për krizën në Jemen.
Babai i Ayaan Moosa, 37-vjeçari Shakil Moosa ka thënë për CNN se aktorja e famshme Angelina Jolie ka kontaktuar me fëmijët duke i dërguar një letër dhe një donacion për kauzën tre javë më parë.
Letrën e dërguar nga Jolie, djemtë e shpërndanë në “Instagram”. Në letër aktorja i falënderon ata për përpjekjen e tyre dhe u kërkon falje që nuk mund të ishte atje personalisht për të blerë limonadën e tyre.
“Ajo është e mrekullueshme. Nuk po flasim për një yll dosido, por për një nga emrat më të rëndësishëm në planet. Është fenomenale”, është shprehur Babai i Ayaan Moosa.
Në një video në “Instagram”, fëmijët falenderuan aktoren: “Përshëndetje Angelina, unë jam Ayaan. Dhe unë jam Mikaeel. Dhe ne jemi djemtë e LemonAid. Në dëshirojmë të të faleminderojmë që dhuruat për kauzën tonë”.
Ata shtuan se do të ishin të lumtur t’i shisnin asaj një gotë limonadë herën tjetër kur ajo të vinte në Londër. Fëmijët kanë mbledhur deri më tani 70,000 £ (90,944 $) së bashku me fondet e mbledhura nga miqtë dhe familjen. Ata shpresojnë të mbledhin 150,000 £, ka rrëfyer Moosa.