Presidenti Donald Trump përsëriti të martën se ai nuk dëshironte ta bënte të detyrueshme mbajtjen e maskës për amerikanët, teksa vendi përballet me pandeminë e koronavirusit të ri.
“Ka, meqë ra fjala, shumë njerëz që nuk duan të mbajnë maska”, tha Trump.
“Ka shumë njerëz që mendojnë se maskat nuk janë të mira”, shtoi ai.
Presidenti komentoi mbi maskat pasi një qytetar e pyeti pse nuk e mbështeste mbajtjen e detyrueshme të maskës.
Ai përmendi se ishte dëshmitar i kamarierëve në restorant që preknin maskën e më pas pjatat e klientëve.
“Koncepti i maskës është i mirë, por… ju vazhdimisht e prekni atë, duke prekur fytyrën tuaj, duke prekur pjatat”, tha ai.
Trump kujtoi se kandidati demokrat Joe Biden bëri thirrje për ta bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme gjatë fjalimit të tij në konventë, por u tërhoq nga ideja.