Cikloni mesdhetar po i afrohet tashmë Greqisë, ndërsa sinoptikanët tregojnë se si do të jetë ndikimi i tij në vendin tonë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shkruan sot se “për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjelle mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit”.
Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.
Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.
Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore.
Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.
Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 17°C në relievet malore deri në 23°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 33°C në ato të ulta.