Extra Nicole Poturalski pranon lidhjen me Brad Pitt: Nuk e urrejmë Angelina Jolie

Nicole Poturalski pranon lidhjen me Brad Pitt: Nuk e urrejmë Angelina Jolie

Pas lajmeve një ditë më parë se mes Angelina Jolie dhe të dashurës së re të Brad  Pitt ka nisur një armiqësi virtuale, modelja gjermane hedh poshtë çdo hamendësim dhe konfirmon se nuk ekziston asnjë lloj armiqësie.

Para dy ditësh Nicole Poturalski, publikoi në rrjete sociale një foto të saj, por këtë herë vëmendjen nuk e tërhoqi bukuria e modeles, por fjalët që ajo kishte shkruar përbri imazhit. “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, shkroi Nicole dhe të gjithë ishin të bindur se ajo ja dedikoi shprehjen Angelina Jolie.

Madje në foton e modeles nuk munguan komentet e njerëzve që e pyesnin drejtpërdrejt se pse ajo e urrente Jolie, ndaj Nicole vendosi t’ju përgjigjej publikisht akuzave.

 

View this post on Instagram

 

Happy people dont hate 🧡🧡🧡

A post shared by Nico (@nico.potur) on

“Nëse është kështu, atëherë pse ti dhe Brad e urreni Angelina-n?”, e pyeti një nga ndjekësit e saj.

“Nuk urrejmë askënd”, është përgjigjur Poturalski, duke treguar në këtë mënyrë se mes dy bukurosheve nuk ka asnjë lloj armiqësie.

“Ne duam. Ne mbështesim. Ne qeshim. Jeta është e bukur. Puthje të mëdha”, ka vazhduar më tej me përgjigjet Nicole për t’u dhënë një herë e mirë fund hamendësimeve.

Muajin e shkuar mediat e huaja konfirmuan se mes Brad Pitt dhe Nicole Poturalski kishte lindur një histori dashurie. Dyshja e njohur u shfaqën bashkë para disa javësh në jug të Francës, ku vizituan Château Miraval, të njëjtin vend ku Pitt u martua me Jolie në 2014-tën. Për këtë arsye u tha se Angelina ishte revoltuar dhe se mes saj e Nicole kishte “plasur lufta”.

Ndërkohë Pitt dhe Jolie po vazhdojnë ende betejën e tyre ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, pavarësisht se nga njëri-tjetri janë divorcuar që në 2019-tën.