Aktualitet Efektivi i policisë humb betejën me virusin

Efektivi i policisë humb betejën me virusin

Efektivi i Policisë së Tiranës, Ilir Nerguti ndërroi jetë pasi ishte infektuar me koronavirus. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital.

Nerguti vdiq në moshën 50-vjeçare, ndërsa dy javë më parë humbi edhe të atin për shkak të virusit.

Deputeti i opozitës, Halit Valteri shprehu ngushëllimet për humbjen e Nergutit në “Facebook”.

“Prehu në paqe miku im, sot ne humbëm një mik të mirë, kolegët një profesionist në detyrën që mbante dhe shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo dite që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilir Nerguti 🙏🏻🙏🏻😢”