Zbardhet dëshmia që Preng Gjini ka dhënë para oficerëve të policisë për atentatin me minë të telekomanduar, të ndodhur tri ditë më parë në Tiranë.
50-vjeçari ka mohuar para autoriteteve që të ketë hasmëri me dikë, duke përjashtuar kështu pistën e hakmarrjes.
Ai ka treguar se makinën me nipin e tij e ndërronte gjithmonë.
“Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai, por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kam vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira.”
Preng Gjini pati rrezik për jetën dhe ju nënshtrua tre operacioneve. Por tani gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.