Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi deklaroi se ishte i frikësuar kur u infektua nga COVID-19. Ai tregoi për mediat italiane se vuajti shumë teksa ishte në spital.
Por shtoi se asnjëherë nuk e humbi besimin në Zot. Të njëjtën gjë kërkoi të bëjnë edhe ata që janë momentalisht duke luftuar me koronavirusin.
“Unë kisha frikë, vuajta shumë, por kurrë nuk pushova së besuari në ndihmën në ndihmën e Zotit dhe profesionalizmin e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, të cilët kanë qenë të jashtëzakonshëm. Unë e di se çfarë po ndjeni, por mos e humbni besimin. Është një sëmundje e keqe, por mund të fitoni.”
Gjendja shëndetësore e Berlusconit ishte e rëndë dhe u shtrua edhe në spital. Por pas 10 ditësh, ai la spitalin dhe gjendja e tij u përmirësua.