Kryesore Vdekja e një gjykatëse që hap një betejë të re politike në...

Vdekja e një gjykatëse që hap një betejë të re politike në SHBA: Kush ishte Ruth Bader Ginsberg

Është shuar në moshën 87 vjeçe, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë amerikane Ruth Bader Ginsberg, një luftëtare e madhe për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Ajo konsiderohet një heroinë amerikane që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij vendi.

Për të u tha se ishte “më e madhe se jeta” si brenda dhe jashtë sallës së gjyqit; një ikonë për lëvizjen feministe që ka thyer vazhdimisht barrierat e jetës shoqërore amerikane. Janë shkruat libra për të, janë bënë filma dhe filma gjithashtu për jetën e saj.

Ajo vuajti nga kanceri katër herë, tri herë fitoi, por s’mundi të vazhdonte më tej.

Vdekja e saj hap hapësirë për emërimin e një gjykatëseje ose gjykatësi të ri në Gjykatën e Lartë, më pak se 50 ditë deri në zgjedhjet presidenciale.

Mbesa e saj Clara Spera njoftoi se dëshira e fundit e gjyshes ishte një jo emërim në Gjykatën e Lartë derisa presidenti i ri të ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.

Zgjedhja e një gjyqtari të ri

Por senatori republikan Mitch McConnell, menjëherë pas lajmit për vdekjen e saj, tha se nuk kishte ndërmend të priste dhe se Senati do të fillonte menjëherë procesin e zgjedhjes së cilitdo të emëruar nga Presidenti Trump.

Kreu i demokratëve në Senat, në minorancë, Chuck Schumer, as nuk dëshiron ta dëgjojë atë dhe thotë: “Zëri i qytetarëve amerikanë në zgjedhjen e një gjykatësi të ri të Gjykatës së Lartë duhet të dëgjohet dhe për këtë arsye nuk duhet ta plotësojmë atë pozicion derisa të kemi një president të ri”.

Kjo është e njëjta frazë që republikani McConnell përdori në 2016 në një përpjekje për të bllokuar zgjedhjen e një gjykatësi të ri pas vdekjes së Antonina Scalie. Dhe ai pati sukses në këtë.

Ajo dhe Trump

Presidenti Trump tha se “pavarësisht nëse jeni dakord me të ose jo, ajo ishte një grua mahnitëse që kishte një jetë të mahnitshme”.

Donald Trump dhe Ruth Bader Ginsberg, e cila ishte një liberale i moderuar, nuk u pajtuan për asgjë. Ajo një herë e quajti publikisht Trump-in një mashtrues.

Ajo më vonë i kërkoi falje Presidentit Trump për këtë.

Një zë për lirinë dhe një mundësi për të gjithë

Kandidati demokrat për president Joe Biden tha se Ruth Bader Ginsberg “ishte një zë i besueshëm për liri dhe mundësi për të gjithë”.

“Dhe, ju e dini, ajo kurrë nuk dështoi. Ajo ishte e ashpër dhe e palëkundur në kërkimin e saj për të drejtat ligjore të lirive civile. Për të qenë e qartë, në ditët në vijim, votuesit duhet të zgjedhin një president dhe një president i zgjedhur duhet të emërojë një emër të ri që do të miratohet nga Senati.”

Vdekja e saj hap një betejë të madhe politike në Uashington për shkak se ajo ishte një prej 4 liberalëve në Gjykatën e Lartë. Vdekja e saj ka rritur shpresat e Trump për të shtuar shumicën konservatore që përpara zgjedhjeve të Nëntorit.

Disa ditë para vdekjes, Ginsburg shprehu shqetësimin e saj për një lëvizje të tillë. Ajo ka kërkuar që vendi i saj të mos zëvendësohet pa u vendosur presidenti i ardhshëm.

Gjyqtarët në Gjykatën Supreme në Amerikë shërbejnë për gjithë jetën ose zgjedhin të tërhiqen. Vdekja e Ginsburg nis edhe një betejë politike se kush do ta pasojë atë. Që prej marrjes së detyrës, Donald Trump ka caktuar dy gjykatës dhe aktualisht gjykata në shumicën e rasteve ka vendosur në favor të konservatorëve.