Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë këtë të martë se vendi ka arritur një pikë kthese të rrezikshme për sa i përket situatës së COVID. Britania prej kohësh po përballet me një situatë të vështirë të koronavirusit dhe qeveria tashmë ka vendosur që të rikthejë masat shtrënguese për të penguar përhapjen e virusit.
Tashmë vendi do të ketë disa masa kufizuese që mund të zgjasin deri në 6 muaj. Johnson tha se punonjësit e dyqaneve do të jenë të detyruar që të mbajnë maskat gjatë gjithë kohës. Po ashtu dhe dasmat do të bëhen me pak të ftuar, që nuk mund të jenë më shumë se 15 persona.
Të gjithë ata që do të shkelin masat, nuk mbajnë maskën dhe organizojnë tubime do të ndëshkohen me gjoba të mëdha. Kryeministri Johnson shtoi se nëse situata nuk përmirësohet mund të ketë kufizime edhe më të mëdha.
Nga ana tjetër, ministri Nicola Sturgeon njoftoi se të gjitha bizneset do të punojnë deri në orën 22:00 në mbrëmje. Johnsos tha se të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia mund ta bëjnë një gjë të tillë.