Më 1 tetor UEFA do të hedhë shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në zyrat e saj në Nion, por gjithashtu do të shpërndajë edhe çmimet e futbollisteve, futbollistëve dhe trajnerëve më të mirë të sezonit që lamë pas.
Këto çmime individuale marrin një rëndësi të madhe këtë vit, pasi nuk do të akordohet as çmimi prestigjioz “Topi i Artë”, duke qenë se francezët e “France Football” e anuluan për shkak të koronavirusit.
Kështu për herë të parë pas 10 vitesh, dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk do të jenë pretendentë për këtë trofe, ndërsa emrat favoritë për ta fituar janë Manuel Neuer, Kevin De Bruyne dhe Robert Lewandowski, të cilët do të jenë edhe në podium.
Menjëherë pas tyre renditen Messi e Neymar me nga 53 vota, Thomas Muller me 41 vota, Kylian Mbappe dhe 39 vota, Thiago Alcantara me 27 vota e Joshua Kimmich me 26 vota, ndërsa 10-shja e parë kompletohet nga Cristiano Ronaldo me vetëm 23 vota.
Pretendentët për trajnerin e vitit janë tre teknikët gjermanë, Hansi Flick i Bayernit, Jurgen Klopp i Liverpoolit dhe Julian Nagelsmann i Leipzig, ndërsa këtë vit do të akordohet edhe çmimi për futbollistin e sezonit të Europa League, ku pretendentë janë Lukaku, Banega dhe Navas.
Futbollisti i vitit: Neuer, De Bruyne, Lewandowski
Futbollistja e vitit: Bronze, Harder, Renard
Trajneri i vitit për meshkuj: Flick, Klopp, Nagelsmann
Trajneri i vitit për femra: Cortés, Lerch, Vasseur
Portieri i vitit: Navas, Neuer, Oblak
Mbrojtësi i vitit: Alaba, Davies, Kimmich
Mesfushori i vitit: De Bruyne, Thomas Müller, Thiago Alcântara
Sulmuesi i vitit: Lewandowski, Mbappé, Neymar
Portierja e vitit: Bouhaddi, Endler, Paños
Mbrojtësja e vitit: Bronze, Goessling, Renard
Mesfushorja e vitit: Gunnarsdóttir, Marozsán, Popp
Sulmuesja e vitit: Cascarino, Harder, Miedema
Futbollisti i sezonit në Europa League: Banega, Bruno Fernandes, Lukaku.