Kosova Situatë e qëndrueshme në Kosovë, asnjë i vdekur nga Covid në 24...

Situatë e qëndrueshme në Kosovë, asnjë i vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se kanë kryer 592 testime të dyshuara, ndërkaq 63 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Numri i rasteve pozitive në të gjithë vendin ka shkuar në 15 333, që nga fillimi i pandemisë. Sipas IKSHPK-së, në orët e fundit janë shëruar 87 pacientë të prekur nga coronavirus.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Ministria e Shëndetësisë raporton se deri tani kanë humbur jetën 616 pacientë nga Covid-19.