Një tjetër episod rrezikon të tensionojë ende më shumë situatën midis dy Koreve. Sipas autoriteteve të Seulit, ushtarët e Penianit kanë ekzekutuar me gjakftohtësi një oficer të flotës detare së Koresë së Jugut, dhe më pas kanë djegur trupin e tij në det.
Sipas informacioneve, oficeri 47-vjeçar ka braktisur mjetin e tij që ndodhej në kufi, dhe për shkaqe ende të panjohura ka tentuar të dezertojë në drejtim të Koresë së Veriut, i pajisur vetëm me një jelek shpëtimi.
I identifikuar nga forcat kufitare koreano-veriore në patrullim, disa kilometra brenda kufirit të tyre, oficeri fillimisht u pyet për t’u siguruar mbi identitetin e tij, dhe më pas sipas informacioneve u ekzekutua në ujë, ndërkohë që trupi i tij u dogj me benzinë.
Arsyeja e vendimit makabër vjen nga terrori i kryesisë së Penianit për një përhapje të epidemisë në vend. Zyrtarisht, Korea e Veriut nuk ka asnjë rast lokal, dhe është krijuar një zonë midis vendeve brenda së cilës ushtarakët e Koresë së Veriut duhet të neutralizojnë çdo person që tenton të hyjë në vend pa leje, qoftë ky një shtetas i regjimit komunist në Azi, ose një oficer dezertor që shpresonte t’i hynte në punë vendit të drejtuar nga Kim Jong Il.