Votuesit e donin aq shumë sa, edhe pse i ndarë nga jeta 11 ditë më parë, për shkak të koronavirusit, një kryetar në ikje i bashkisë së një komune në jug të Rumanisë u rizgjodh dje gjatë zgjedhjeve lokale.
“Ion Aliman, i cili vdiq më 17 shtator në moshën 57-vjeçare, mori 1 057 vota nga rreth 1 600 vota të hedhura në Deveselu”, njoftoi sot media lokale.
Pas mbylljes së zgjedhjeve, banorët shkuan në varrin e tij për të festuar fitoren e siguruar nga ai.
“Ne shkuam ta përshëndesim”, shkroi në Facebook një banore e Deveselusë, nën një foto që tregon dhjetëra persona që mbajnë qiri në varrezën lokale.