Sport Dhurata e fundit për Pirlon, plani i Juves për të marrë Chiesa-n

Dhurata e fundit për Pirlon, plani i Juves për të marrë Chiesa-n

“Chiesa? Javën e fundit gjithçka mund të ndodhë”. Janë fjalë të thëna nga presidenti Rocco Comisso, pas Inter-Fiorentina. Qëndrimi i sulmuesit në fjalë me ngjyrat vjollcë nuk është aspak e sigurt, në të vërtetë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Chiesa vazhdon të shtyjë drejt largimit nga Firence, një dëshirë që e ka konfirmuar edhe në fund të ndeshjes në “San Siro”.

Në këtë moment, megjithatë, asnjë ofertë konkrete nuk ka arritur për Commisso. Juventusi ka qenë gjithmonë vigjilent, e ka ndjekur me kujdes rritjen e Chiesa për vite me radhë. Lojtari në fjalë, që konsiderohet i përsosur për idetë taktike të Pirlos, pëlqehet shumë nga bardhezinjtë. Duke pasur parasysh fleksibilitetin e madh taktik, Chiesa mund të luajë si një anësor i plotë dhe disa metra përpara, në “trident”.

Para se të nisë goditjen finale, Juventusi duhet të heqë dorë nga Douglas Costa, një lojtar që konsiderohet jo i besueshëm nga pikëpamja fizike. Sapo të sistemohet braziliani, “Zonja e Vjetër” do të trokasë në dyert e Fiorentinës, duke ofruar një huazim shumë të shtrenjtë, me të drejtën e blerjes përfundimtare për një ose dy vite. E njëjta formulë, si marrëveshja me Morata. A do të jetë e mjaftueshme kjo për ta bindur Commisso?