132 raste të reja dhe tri humbje jete janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore”, deklaroi Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik
Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë thotë se në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.