Bota Donald Trump nominohet për herë të tretë për Nobel

Donald Trump nominohet për herë të tretë për Nobel

Profesorë australianë të drejtësisë, kanë nominuar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe. Ky nominim i është bërë nën emrin “Doktrina Trump” duke iu referuar politikës së jashtme që ai ndjek.

Profesori David Flynt, në një intervistë për  agjencinë  e lajmeve SkyNews , u shpreh se: “Doktrina që  Trump ndjek tregon që ai nuk e do më Amerikën në luftëra që nuk arrijnë asgjë tjetër përveç vrasjes së mijëra të rinjve amerikanë dhe borxhe të mëdha për Amerikën. Kështu që ai po zvogëlon tendencën e Amerikës për t’u përfshirë në çdo luftë të mundshme.”

Lynt vazhdoi duke thënë se Trump e ka mendjen e shëndoshë dhe udhëhiqet vetëm nga interesi kombëtar, duke vlerësuar lidhjen e tij me perëndimin dhe qasjen e tij ndaj Lindjes së Mesme.

Trump ka dy nominime paraprake për Çmimin Nobel. I pari nga një anëtar i Parlamentit Norvegjez për marrëveshjen historike të paqes në Lindjen e Mesme dhe i dyti nga një anëtar i Parlamentit Suedez, për ndihmën e dhënë në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.