Zbardhen emrat e dy trafikantëve, për të cilët dyshohet se ka komunikuar numri dy i OFL-së, Artan Shkëmbi.
Ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, për të cilët autoritetet gjermane kishin nisur hetimet.
Ata komunikonin nëpërmjet rrjetit EncroChat, i cili përdorej nga një grup i gjerë kriminal në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ku në pranga përfunduan edhe shumë shqiptarë. Grupi kishte arritur të krijonte rrjetin me servera sekretë, ku komunikonin mbi 60 mijë persona.
Por avokati i tij mbrojtës, Artan Broci hodhi poshtë akuzat. Për mediat, ai vlerësoi punën e kryer nga Shkëmbi.
“Nuk ka asnjë provë që zoti Shkëmbi të ketë pasur telefon apo mjet komunikimi “EncroChat”. Jemi shumë të interesuar për ta zbardhur këtë çështje për shkak edhe të korrektësisë që ka në karrierën e tij. Ai ka drejtuar shumë operacione sekrete dhe të vështira më shumë se këto. Ne po kërkojmë zbardhjen e së vërtetës.”