Aktualitet OFL zhvendoset në Dibër, u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 3 të dënuarve...

OFL zhvendoset në Dibër, u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për vrasje

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bektash Uka banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Kreshnik Bushi  banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

Huzri Torba banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.