Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u nis mëngjesin e kësaj të premteje drejt Shqipërisë. Bashkë me pjesëtarë të kabinetit qeveritar, Hoti do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Në një foto të postuar nga Hoti në rrjetet sociale, duket se udhëtojnë me autobus.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë 🇽🇰 🤝”.
Delegacioni i Kosovës pritet të mbërrijë në Shqipëri në orën 11.00 dhe çerek ore më vonë do të priten nga kryeministri Edi Rama tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Në orën 13.00 dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.