Politika Ambasadorja Kim flet për letrën që Presidenti Trump i dërgoi Ramës

Ambasadorja Kim flet për letrën që Presidenti Trump i dërgoi Ramës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar letrën që Presidenti i SHBA Donald Trump i dërgoi kryeministrit Edi Rama, në të cilën vlerësonte mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare ka shprehur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit, duke iu referuar teknologjisë 5G dhe ndikimit kinez.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se Shqipëria ka refuzuar praktikat abuzive të Kinës.

“Pata nderin t’i dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidenti Donald Trump duke e falenderuar për lidershipin që ka treguar në Ballkan dhe Europë, për refuzimin e praktikave abuzive të Kinës, për mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen e Marrëveshjes së Abrahamit”, shkruan ambasadorja amerikane.

Në të njëjtën letër, ndër të tjera Presidenti Trump ka nxitur Kryeministrin Rama që Shqipëria ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem.