Kryesore 159 raste të reja dhe një viktimë nga Covid, rekord të shëruarish

159 raste të reja dhe një viktimë nga Covid, rekord të shëruarish

159 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cërrik”.

Sot është regjistruar numri më i lartë i të shëruarve.

“Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”.

Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e ka humbur betejën me Covid-19, një 75-vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.