Aktualitet Meta dekreton komandantët për forcat tokësore dhe detare

Meta dekreton komandantët për forcat tokësore dhe detare

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Arben Voke Kingjin Komandant të Forcës Tokësore. Dekreti i kreut të shteti vjen pas propozimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndërkohë Ilir Xhebexhiu është emëruar Komandant i Forcës Detare. Ai është aktualisht me detyrë Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, atashe ushtarak i Shqipërisë në Belgjikë dhe jo rezident në Francë.

Edhe ky dekret i presidentit vjen pas propozimit të Xhaçkës.