Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Paris-presse” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1963, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me urimin e presidentit francez Charles De Gaulle për shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një telegram nga De Gaulle për festën kombëtare shqiptare
Tiranë, 2 dhjetor. – Gjenerali de Gaulle i dërgoi një telegram urimi Presidentit të Shqipërisë, Z. Haxhi Lleshi për festën e vendit të tij.
“Me rastin e festës kombëtare shqiptare, i drejtoj Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të mira për popullin shqiptar.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania