Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi tragjikisht jetën këtë të shtunë në Maliq, pasi u përplas aksidentalisht me traktor nga babai i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në oborrin e stallave të fshatit Sheqeras.
Policia thotë se babai i të miturit po manovronte traktorin kur dëmtoi aksidentalisht të birin. 5-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Autoritetet policore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.