Ulja e temperaturave, nuk pritet të ketë ndikim të madh në përhapjen e Covid-19.
Në një intervistë për Tv Klan, epidemiologu Ilir Alimehmeti merr si shembull vendet që kaluan situatën me koronavirus me temperatura shumë të ulta.
“Po të marrim si shembull vendet e hemisferës jugore, vende si Brazili, nuk u vu re ndonjë fakt i papritur. Edhe pse do të ketë shtim të rasteve, ajo do mbetet e qëndrueshme dhe nuk do ketë ndryshim drastik të situatës”.
Lidhur me numrin e lartë të të shtruarve në spitale, epidemiologu thotë se ajo mbetet e ulët në krahasim me periudhën Mars-Prill kur në vend kishte shumë me pak të infektuar.
“Ne kemi shumë të infektuar dhe nga rritja e testimeve, por numri i të hospitalizuarve është i ulët. Në Mars 40% e të prekurve shtroheshin në spital, ndërsa tani arrin në 3.8 %”.
Hapja e bareve dhe restoranteve, sipas specialistëve ka risk të shtuar për përhapjen e infeksionit, por është në dorë të qytetarëve për të mos frekuentuar ato bare që janë të mbipopulluara.
Nga fundi i tetorit pritet të shihet efekti i tyre në përhapjen e Covid-19.