Juventusi provoi deri në fund të merkatos që të prishë kontratën me mesfushorin turko-gjerman Sami Khedira, por ky i fundit refuzoi çdo ofertë.
Ndonëse nuk është në planet e Andrea Pirlos, tani mesfushori do të duhet të stërvitet nën urdhrat e tij, me shpresën që do t’i ndryshojë mendjen dhe do të arrijë të aktivizohet sadopak në ndeshjet e kampionatit.
Kjo pasi në klubi nuk e ka përfshirë në listën prej 23 futbollistësh, që do të përfaqësojnë bardhezinjtë në Ligën e Kampionëve, aventurë që Juventusi do ta nisë më 20 tetor me përballjen ndaj Dinamo Kiev, ndërsa në grup janë edhe Barcelona e Ferencvarosh.
Vlen të theksohet se blerja më e re e klubit bardhezi në merkato, sulmuesi italian Federico Chiesa do të veshë fanellën me numrin 22, të njëjtën që ka mbajtur edhe Kaka në ekipet ku ka luajtur, pasi vetë futbollisti e ka pranuar se e ka idhull brazilianin.
Lista e Juves në Ligën e Kampionëve:
Szczesny, Chiellini, de Ligt, Arthur, Ronaldo, Ramsey, Morata, Dybala, Alex Sandro, Danilo, McKennie, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Portanova, Kulusevski, Buffon.