Politika Varhelyi: Reforma Zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Varhelyi: Reforma Zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi se: “Reforma Zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare”.

“Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara. Jemi në një moment kyç, kur Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së dhe kontributi i të gjithëve është vendimtar”, tha komisioneri.

“Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE. Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma, vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve. Përgëzoj institucionet e vetting-ut. Kemi parë edhe një numër operacionesh të suksesshme ndërkombëtare. Inkurajoj palët që të mbajnë fokusin në reformat e domosdoshme”, shtoi Varhelyi.