Pasuritë e miliarderëve vazhdojnë të arrijnë majat pavarësisht tronditjes nga pandemia, në sajë të një rikthimi të shpejtë në tregjet financiare, nga të cilat kanë përfituar gjigantët e teknologjisë dhe shëndetësisë, sipas një studimi të publikuar sot.
Në fund të korrikut, pasuria e mbledhur e miliarderëve ishte rreth 10 200 miliardë dollarë (8 676 miliardë euro), sipas këtij studimi të realizuar nga banka zvicerane për menaxhimin e pasurive UBS dhe kabineti i auditit dhe këshillit PWC, duke tejkaluar kulmin e mëparshëm të vitit 2017 ku ajo kishte arritur majat në 8 900 miliardë dollarë.
Autorët e këtij studimi, që harton çdo vit një inventar vjetor të pasurive të super të pasurve, identifikuan jo më pak se 2,189 miliarderë në fund të korrikut, 31 më shumë se në vitin 2017.
Sidoqoftë, këto shifra maskojnë lëvizje të rëndësishme gjatë uljes drastike të bursave në mars, që pa disa të pasur të mëdhenj të dilnin nga ky rreth i miliarderëve, para se të fillonte një rimëkëmbje e mprehtë në teknologji dhe shëndetësi.
“Pasuritë po polarizohen”, theksojnë autorët e studimit.
“Stuhia e COVID-19 ka përshpejtuar mosmarrëveshjet mes sipërmarrësve të teknologjisë, shëndetësisë dhe industrisë që tashmë kanë fituar forcë vitet e fundit dhe miliarderëve të tjerë, në anën e gabuar të tendencave ekonomike, teknologjike, shoqërore dhe mjedisore që i shohin që pasuritë e tyre të zvogëlohen”, theksojnë ata.