Çmimi Nobel në Letërsi iu dha sot poetes amerikane, Louise Gluck.
Poetja amerikane Louise Gluck, 77 vjeçe, fitoi çmimin e lakmuar Nobel për Letërsinë, një çmim surprizë që kurorëzoi veprën e saj, e cila filloi në fund të viteve ’60.
”Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.
Më poshtë vijojnë disa fakte që duhet të dimë për çmimin Nobel për Letërsinë dhe akademinë:
-Çmimi Nobel në Letërsi u dha për herë të parë në vitin 1901.
-Që nga viti 2019, Akademia Suedeze ua ka shpërndarë atë 116 shkrimtarëve.
-Çmimet nuk u shpërndanë shtatë herë gjatë periudhës kohore nga viti 1914 deri në vitin 1943.
-Fituesi më i ri i ka qenë ishte Rudyard Kipling, 41 vjeç, në vitin 1907.
-Fituesi më i moshuar Doris Lessing, 88 vjeç, në vitin 2007.
-Dy persona kanë refuzuar çmimin, Boris Pasternak (1958), i cili fillimisht pranoi, por më pas refuzoi për shkak të kërcënimit që përfshinte deportimin e tij nga Bashkimi Sovjetik dhe Jean-Paul Sartre (1964), i cili vazhdimisht refuzoi të gjitha nderimet zyrtare.
-15 gra kanë fituar çmimin e letërsisë. Autorja suedeze, Selma Lagerloef, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në vitin 1909. Të tjera gra fituese kanë qenë, Pearl Buck (1938), Nadine Gordimer (1991), Toni Morrison (1993), Herta Mueller (2009), Alice Munro (2013), Svetlana Alexievich ( 2015) dhe fituesja e vitit 2018 Olga Tokarczuk.