Një adoleshente amerikane mban rekordin botëror për këmbët më të gjata.
Maci Currin nga Teksasi e ka këmbën e djathtë 134.3 cm dhe të majtën 135.3 cm të gjatë.
Ajo është e gjatë 1.82 metër dhe vetëm kur iu ofruan një palë streçe të bëra me porosi e kuptoi se mund të kishte rekordin për këmbët e gjata.
17-vjeçarja thotë se njerëzit nuk kanë pse i fshehin atributet e pazakonta fizike dhe shpreson që titulli i saj të frymëzojë gratë e tjera shtatlarta.
Ndonëse e ka të vështirë të kalojë nëpër disa porta, në vetura ose të veshë disa rroba, këmbët e saj të gjata i japin përparësi kur ajo luan në ekipin e volejbollit të shkollës së saj.
Maci theu rekordin botëror, që më parë e mbante Ekaterina Lisina e Rusisë.
Por, pavarësisht këmbëve të saj të gjata, ajo është shumë larg nga të qenit gruaja më e gjatë, një rekord i mbajtur nga Sun Fang nga Kina, e cila është 2.13 metër e gjatë.