Bota Azerbajxhani dhe Armenia “dorëzohen” para Putin: Në Moskë për bisedime

Azerbajxhani dhe Armenia “dorëzohen” para Putin: Në Moskë për bisedime

Armenia dhe Azerbajxhani konfirmuan sot se ministrat e tyre të Jashtëm do të udhëtojnë në Moskë për bisedime, tha Ministria e Jashtme Ruse.

Thirrja për negociata për të zgjidhur konfliktin në rajonin e Nago-Karabakut u dërgua nga Presidenti rus Vladimir Putin, raporton Reuters.

Putini mbajti një seri bisedash telefonike me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrin armen Nikolla Pashinyan.

“Baku-ja dhe Jerevani kanë konfirmuar se ata do të marrin pjesë në negociatat në Moskë. Përgatitjet janë duke u zhvilluar,” tha zëdhënësja Maria Zaharova.

Ministri i Jashtëm Jejhun Bajramov do të marrë pjesë në bisedime në emër të Azerbajxhanit dhe Zorab Mnatsakanyan në emër të Armenisë.

Autoritetet armene shpallën mobilizimin e përgjithshëm dhe gjendjen e luftës për shkak të konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut dhe autoritetet e Azerbajxhanit gjithashtu shpallën një gjendje lufte për 19 zona, përfshirë kryeqytetin Baku.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka hyrë në Karabak, në territorin e njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene nga Karabaku Nagar dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase.

Që nga fillimi i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, më shumë se 100 civilë janë vrarë, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë së rajonit është zhvendosur.