Kanë qenë shokë skuadre tek Manchester United për 9 sezone, nga 1996 deri në 2005-ën, kanë fituar gjithçka së bashku. Roy Keane është munduar ta mbrojë, sikur të ishte ende kapiteni i tij, por me sa duket, edhe irlandezi tashmë është dorëzuar pas disfatës 6-1 të Manchester United kundër Tottenhamit javën e shkuar. Solskjaer duhet do të shkarkohet, jo sepse e meriton plotësisht, por sepse lojtarët, sipas tij, po e “hedhin në greminë”.
“Paraqitja ndaj “Spurs”-ave ishte e turpshme. Të gjithë kemi patur ditë të vështira në futboll, por, në këtë rast, mendoj se ishte e turpshme për atë stemë dhe për çka përfaqëson United. Në fund, jam i mendimit që Solskjaer të shkarkohet, sepse lojtarët po bëjnë që ai ta humbë punën. E kam thënë dhe më parë, futbollistët shkarkuan Mourinhon dhe po bëjnë të njëjtën gjë edhe me Solskjaer.”
I drejtpërdrejtë, si gjithnjë, Roy Keane, i cili evidenton një problematikë të thellë tek ish-skuadra e tij dhe që nuk lidhet me trajnerët, por me karakterin dhe cilësinë e futbollistëve. Man. United po kalon një moment të vështirë dhe ndërprerja e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, erdhi në çastin e duhur.