Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kundër marrjes së një vaksine që do të mund t’i mbronte ata nga virusi i Covid-19, i cili prej shtatë muajsh ka ndikuar rrënjësisht ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë e jetojnë.
Në një sondazh të IDRA poll, dilemës së marrjes së vaksinës ose jo kur ajo të jetë gati, të anketuarit i janë përgjigjur me skepticizëm, ku 54% e tyre deklarojë se “më së shumti jo” ose “absolutisht jo”, nuk do e bëjë vaksinën edhe kur ajo të jetë gati. 19% e tyre janë të vendosur të vaksinohen dhe 18% deklarojë “më së shumti PO, do e bëjmë vaksinën” kur ajo të jetë gati.
Skeptikët e vaksinës më pas janë pyetur se cilat sipas tyre janë arsyet kryesore të refuzimit të vaksinimit kur ajo të jetë gati. Më shumë se gjysma (53%) i druhen efekteve anësorë të vaksinës, 20% e tyre janë kundra vaksinave në parim, 11% e tyre dyshojë te efektshmëria e saj.
IDRA, një kompani sondazhesh, ka hulumtuar mbi mendimet dhe qëndrimet e qytetarëve sa i takon shifrave që deklarojnë institutioncet, gjasat e prekjes nga COVID-19, mendimin lidhur me disa teori konspirative të cilat qarkullojnë në opinion publik si dhe qëndrimi i tyre kundrejt një vaksine të mundshme për COVID-19.
Fillimisht, të anketuarit janë pyetur mbi nivelin e informacionit që ata kanë për COVID-19.
Pjesa më e madhe e të anketuarve (91%) shprehen se janë të informuar lidhur me COVID-19 dhe më shumë se gjysma e panelistëve shprehen se janë “shumë të informuar” (54%). Si ‘më së shumti të informuar’ shprehen më shumë se një e treta e të anketuarve (37%) dhe vetëm një pjesë e vogël prej janë “pak të informuar” (6%) ose “shumë pak të informuar” (3%).
Pyetja e radhës është fokusuar tek efektiviteti i masave të mara nga institucionet. Sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, duket se masat e marra nga institucionet kanë qenë të duhurat (61% e të anketuarve).
Përsa i përket përhapjes së COVID-19, rezultatet e anketës tregojë se rreth 2/3 qytetarë shprehen se as ata vetë dhe as të afërmit apo të njohurit e tyre nuk janë prekur nga virusi COVID-19, 30% e tyre janë shprehur se të afërm apo të njohur janë prekur nga COVID-19, ndërkohë vetëm 3% e tyre shprehen se janë prekur personalisht nga COVID-19.
Të anketuarit u pyetën edhe për pritshmëritë që ata kishin mbi prodhimin/miratimin e vaksinës në rang botëror si dhe disponibilitetin e saj për qytetarët shqiptarë.
Opinionet ishin të ndara përsa i përket daljes së një vaksine të miratuar në nivel global. 12% e të anketuarëve mendojnë se vaksina do të dalë brenda vitit 2020, 25% shpresojnë që ajo do të jetë e disponueshme gjatë gjashtë mujorit të parë të 2021 dhe 12% gjatë gjashtë mujorit të dytë të 2021. 13% e të anketuarëve mendojnë se nuk do të ketë asnjëherë një vaksinë kundër COVID-19.
Pjesa e fundit e anketës u ndal tek trajtimi i disa prej teorive konspirative që qarkullojë si në debatin mediatik ndërkombëtar, rrjetet sociale, por edhe ne bashkëbisedimet e përditshme që shumë prej nesh bëjë mbi këtë temë.
Interesante janë përgjigjet sa i përket origjinës së krijimit/prodhimit të virusit, ku rreth 70% e të anketuarve besojë se COVID-19 është krijuar në një laborator në Kinë.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojë se duket se teoria se ky virus është krijuar nga personat me pushtet apo kompanitë farmaceutike për qëllim përfitimi monetar dhe pushteti, pranohet nga 65% e të anketuarve.
Ata u pyetën edhe për një tjetër teori që qarkullon tashmë prej fillimit të pandemisë, siç është ajo e transmetueshmërisë së virusit nëpërmjet valëve 5G. Një e treta e të anketuarve ju përgjigj se e beson këtë gjë.
Jo më pak e besueshme duket edhe teoria tjetër, ajo e vendosjes së mikro-çipave me qëllim gjurmimin e njerëzve. 29% e të anketuarve besojë se përmes vaksinës do të vendosen mikro – çipe tek njerëzit, kundrejt 51% e atyre që nuk e besojë këtë teori, pjesa tjetër nuk e ka një opinion mbi këtë çështje.
Kampioni i përftuar është N=1003, dhe shpërndaja e anketave është e tillë që rezultatet të jenë përfaqësuese për popullsinë shqiptare. Toleranca e gabimit për këtë kampion është 3%.
Burimi: Revista Monitor