Vllaznia është vatra e re e koronavirusit në Kategorinë Superiore. Ka shkuar në tetë numri i të prekurve me COVID-19 te skuadra shkodrane. Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 lojtarët: Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba. Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.
Tashmë trajneri i kuqebluve Brdaric do të ketë në dispozicion një grup të cunguar futbollistësh në stërvitje, ndërsa lojtarët e prekur do të karantinohen në shtëpitë e tyre.
Autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.