Presidenti Ilir Meta ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale. Ai ka shpërndarë një video nga viti 2013 kur bënte thirrje që të votoheshin urgjent tre ligje të rëndësishme, që sipas tij mbaheshin peng nga Rama.
Është kjo arsyeja pse kreu i shtetit thotë se bëri koalicion me PS-në në 2013-n dhe se atë viti ishte ai që detyroi Ramën të votoheshin në Kuvend ligji për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe reformën parlamentare.
“Tani është koha t’i lërë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash”, shkruan Meta.