Bota Koronavirusi në Itali: Ulet numri i rasteve të reja, por edhe numri...

Koronavirusi në Itali: Ulet numri i rasteve të reja, por edhe numri i testeve

Vijon përkeqësimi i situatës në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 4619 raste të reja me koronavirus, shifër kjo pak më e ulët se një ditë më parë, por kjo edhe si pasojë dhe e numrit më të ulët të testimeve.

Një rritje të ndjeshme ka pësuar numri i viktimave ku 39 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin, duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 36,205. Italia nuk regjistronte 39 të vdekur në 24 orë që nga 20 qershori.

Të shëruarit janë 891, ndërkohë që rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.

Një presion në rritje janë duke ndjerë dhe spitalet ku regjistrohen 302 të shtruar më shumë se një ditë më parë, 32 prej të cilëve në terapi intensive.