Kryeministri Edi Rama nga konferenca e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO), ku prezantuan rezultatet për luftën e korrupsionit në Shqipëri, ka bërë edhe njëherë apel për mbajtjen e maskave.
Kreu i qeverisë tha se nga e enjtja maska do mbahet dhe në ambientet jashtë shtëpisë.
Ai shtoi se qytetarët duhet ta marrin seriozisht këtë masë, pasi mbajtja e maskave shmang një mbyllje të përgjithshme.
“Faleminderit të gjithëve që keni respektuar vendimin për mbajtjen e maskave. Nga e enjtja do jenë të detyrueshme në çdo mjedis dhe jashtë shtëpisë. Shpresoj që kjo masë të merret seriozisht nga qytetarët, pasi kështu shmangim një mbyllje të përgjithshme, nëse del jashtë kontrollit virusi i pabesë”, tha Rama.