Një i ri nga Utah, i quajtur Kyle Burgess, kishte dalë për vrapin e zakonshëm të shtunën në mbrëmje.
Gjatë kohës që ishte në shteg, ai pa përpara vetes katër kafshë të vogla që përpëliteshin dhe pa e kuptuar çfarë janë, nxori telefonin që t’i regjistronte.
Duke menduar se janë thjesht mace të vogla, ai vazhdoi regjistrimin për disa sekonda, derisa vrapimi i tij në shtegun lokal u shndërrua në një situatë jetë a vdekje.
Pas pak, para tij doli nëna e të vegjëlve, e cila ishte një pumë.
Kafsha shumë e rrezikshme, e ndoqi Burgess për gjashtë minuta të plota dhe e gjithë ngjarja e frikshme është e regjistruar në telefonin e tij.
Burgess e kujton ketë vrap dhe ato 6 minuta të frikshme, si më të gjatat të jetës së tij.